Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Dega e Ulliriti - Numri i terroristëve të neutralizuar arriti në 1.780

Në kuadër të operacioneve tokësore dhe ajrore të zhvilluara sot janë neutralizuar 65 terroristë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

Dega e Ulliriti - Numri i terroristëve të neutralizuar arriti në 1.780

Numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në zonën Afrin të Sirisë arriti në 1 mijë e 780.

Në deklaratën e lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, në kuadër të operacioneve tokësore dhe ajrore të zhvilluara sot janë neutralizuar 65 terroristë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet se numri i terroristëve të neutralizuar gjatë operacionit të filluar më 20 janar e deri më sot arrit në 1 mijë e 780.

Në anën tjetër Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane çliroi nga terroristët fshatin Uverkan në verilindje të Afrinit.

Ndërkaq dje në orët e pasdites në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” u çlirua fshati Dayr Savvan dhe në këtë mënyrë u ndërpre lidhja e terroristëve me vijën kufitare në Kilis.

Me çlirimin e fshatit Uverkan operacioni po thellohet në drejtim të jugut.

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane prej fillimit të operacionit e këtej kanë spastruar 90 pika strategjike nga terroristët e PKK/YPG-së dhe DAESH-it, në mesin e të cilave janë njëra prej 5 qendrave të vendbanimit të Afrinit, 62 fshatra, 6 zona rurale dhe 20 male dhe kodra me rëndësi strategjike.



Lajme të ngjashme