Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan: Nuk ka shtypje, frikë dhe skamje aty ku është Turqia

Në fjalën që mbajti të martën në mbledhjen e grupit parlamentar, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në asnjë vend ku do të jetë Turqia nuk do të ketë tirani, shtypje, frikë dhe skamje.

Erdogan: Nuk ka shtypje, frikë dhe skamje aty ku është Turqia

Sepse,- e vijoi fjalën Erdoani,- aty ku jemi ne ka siguri, ka besim, ka drejtësi.

Erdoani njoftoi se në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit”, që vazhdon në zonën Afrin të Sirisë, deri tani kanë rënë dëshmorë 32 ushtarë dhe janë neutralizuar 1 mijë e 715 terroristë, ndërsa shtoi se operacioni po përparon me ngadalë për shkak të kujdesit që po tregohet në drejtim të mos-rrezikimit të jetës së forcave të sigurisë dhe të mos-lëndimit të civilëve.

“Vetëm se askush nuk duhet ta harrojë këtë të vërtetë. Ne nuk kemi shkuar atje për të rrënuar çdo gjë që na del përpara. Ne kemi hyrë atje, për ta bërë atë zonë një vend të sigurt dhe të banueshëm për qindra-mijëra sirianë që vazhdojnë të jetojnë ende në vendin tonë. Në asnjë vend ku është Turqia nuk ka tirani, shtypje, frikë dhe skamje. Sepse aty ku jemi ne ka siguri, ka besim, ka drejtësi”,- u shpreh Erdoan.

“Operacionet ushtarake Turqia përherë i ka vlerësuar si mundësinë e fundit, si një diçka e detyrueshme dhe pastaj i ka përdorur ato. Për vite të tëra ne pritëm që kërcënimet që i vijnë vendit tonë nga organizatat terroriste në Siri të parandaloheshin me dinamikat e veta të këtij vendi (Sirisë) dhe me fuqinë e koalicionit ndërkombëtar. Pamë që në vend që të pakësoheshin, këto kërcënime po rriteshin vazhdimisht dhe duke kapërcyer kufijtë hynë edhe në territorin tonë dhe po na dëmtojnë brenda vendit tonë. Pamë se tani nuk kishte mbetur më zgjidhje tjetër”,- nënvizoi Erdoan.

“Nga prezenca e Turqisë janë të pakënaqura vetëm organizatat terroriste dhe mbështetësit e tyre. Nuk bëhet fjalë as për shqetësimin, problemin dhe reagimin më të vogël të popullit të zonës ndaj Turqisë”, tha kreu i shtetit turk.

“Më vjen keq teksa shikoj që ata që thonë ‘Nuk u japim armë organizatave terroriste’,- duke aluduar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA),- i vazhdojnë me paturpësi këto pretendime pavarësisht dokumenteve e fakteve që u kemi treguar”, theksoi Erdoan.

“Ne ua kemi treguar një për një konstatimet që kemi bërë bashkë me videoregjistrimet. Të kujt janë këta ushtarë? Këta kanë ardhur nga Perëndimi. Këta nuk janë sirianë. Këta nuk janë as ushtarët tanë. Ja pra, këta janë ushtarët tuaj. Siç e shikoni ata mbajnë flamurin tuaj, mbajnë në krahë stemat e ushtrisë tuaj. Ju ende vazhdoni të thoni “Jo”. Urdhëroni shikoni; këta janë transportuesit tuaj të blinduar, janë tanket tuaja, janë topat tuaj. Këto janë transportuar deri këtu me 5 mijë mauna, me 2 mijë avionë kargo. Tani kundër kujt përdoren të gjitha këto këtu?”, shtroi pyetjen Presidenti Erdoan.

Turqia vazhdon ti mbajë të hapura rrugët e dialogut dhe të bisedojë me bashkëfolësit,- u shpreh Erdoan duke i mëshuar nevojës për zhvillimin e politikave shumëdimensionale, për shkak edhe të pozicionit gjeografik.



Lajme të ngjashme