Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Çelik: Miqtë tanë mbajnë qëndrime të ndryshme për organizata të ndryshme terroriste

Çelik mori pjesë në Mbledhjen e 37-të të Konsultimit Turqi-BE, që zhvillohet në rrethin Adana.

Çelik: Miqtë tanë mbajnë qëndrime të ndryshme për organizata të ndryshme terroriste

Ministri i turk për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori, Omer Çelik tha se Forcat e Armatosura Turke i japin një rëndësi të madhe mbrojtjes së civilëve gjatë operacionit “Dega e Ullirit” që vazhdon në rajon Afrin të Sirisë.

Çelik mori pjesë në Mbledhjen e 37-të të Konsultimit Turqi-BE, që zhvillohet në rrethin Adana.

Në fjalimin e mbajtur këtu Çelik tha: “Ndërkohë që Forcat e Armatosura Turke, zhvillojnë një luftë të fuqishme me operacionin “Dega e Ullirit”  për neutralizimin e terroristëve të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH, çdo ditë bëhen lajme të rreme për humbjen e civilëve. Ne kemi përcaktuar me prova pavërtetësinë e tyre”.

Ai tha gjithashtu se “Ndërkohë që ne luftojmë me DAESH-i, disa miq na mbështesin dhe shprehin mbështetjen e tyre por në luftën tonë kundër zgjatimit të organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, PYD dhe YPG, ata nuk tregojnë të njëjtën mbështetje. Duhet mbajtur një qëndrim proporcional në lidhje me organizatat terroriste”.      

Ministri Çelik i bëri një vlerësim edhe procesit të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

“Unë i sfidoj; “Të na thonë që ju japim perspektivën e anëtarësimit në 2019 ose në 2020”. Ne jemi të gatshëm të hapim dhe të mbyllim të gjithë kapitujt” tha Çelik.  



Lajme të ngjashme