Zv/Kryeministri Bozdag: Për Menbixhin fjalën e fundit do ta themi ne

"Hyrja e forcave të regjimit në Afrin do ti hapë rrugë fatkeqësive", deklaroi Zv/Kryeministri Bekir Bozdag.

Zv/Kryeministri Bozdag: Për Menbixhin fjalën e fundit do ta themi ne

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag deklaroi se hyrja e forcave të regjimit në Afrin për të mbrojtur YPG-në, fraksionin e organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, do ti hapë rrugë fatkeqësisë.

Në prononcimin e tij të bërë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Zëvendëskryeministri Bozdag deklaroi se operacioni “Dega e Ullirit”, të ndërmarrë nga ana e Forcave të Armatosura të Turqisë në zonën Afrin të Sirisë po vazhdon ashtu siç është planifikuar.

“Turqia është e vendosur, nuk bëhet dhe nuk do të bëhet fjalë për kthim prapa”, bëri të ditur Bozdag, ndërsa shtoi se lajmet se forcat e regjimit do të hyjnë në Afrin nuk e pasqyrojnë të vërtetën.

“Sipas informatave të forcave tona të sigurisë nuk bëhet fjalë që autoritetet siriane të dërgojnë trupat e tyre. Në qoftë se regjimi hynë në Afrin atëherë kjo do ti hapë rrugë fatkeqësisë”, deklaroi Bozdag.

Duke e vënë në dukje se numri i terroristëve të neutralizuar në Afrin arriti në 1 mijë e 651, Bozdag theksoi se operacioni do të vazhdojë në mënyrë të vendosur deri në asgjësimin edhe të terroristët të fundit në rajon.

Ndërkaq në lidhje me bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me çështjen e Menbixhit, Bekir Bozdag tha se problemet do të shqyrtohen në kuadër të mekanizmit të formuar me ShBA-në.

“Turqia është e vendosur për ta spastruar Menbixhin nga terroristët. Në qoftë se ShBA-ja nuk e tërheqë YPG-në nga këtu, atëherë fjalën e fundit do ta themi ne. Shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet me dialog pa patur nevojë për operacion”, shtoi Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag.



Lajme të ngjashme