Turqit në Hagë marshojnë në mbështetje të operacionit “Dega e Ullirit”

Në Hagë të Holandës u mbajt marshimi në "mbështetje të Forcave të Armatosura Turke dhe protestë kundër PKK-së", për të dhënë mbështetje për Operacionin "Dega e Ullirit" i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në Afrin të Sirisë.

Në marshimin e nisur në sheshin "Malieveld" përballë ambasadës së Turqisë në Hagë morën pjesë disa grupe, shumica të përbërë nga të rinj me flamuj në dorë.

Qytetarët turq që morën pjesë në këtë marshim brohoritën me slogane të ndryshme si "Turqit dhe kurdët janë vëllezër, PKK-ja është tradhtare", "Dëshmorët nuk vdesin, atdheu nuk përçahet", etj.

Gjatë marshimit, i cili përfundoi në vendin ku filloi, kanë qenë të angazhuar një numër i madh efektivash të policisë.

Ndërkohë rikujtohet se përkrahësit e PYD/PKK-së në një protestë të mbajtur kohë më parë në kryeqytetin Amsterdam goditën dy taksistë turq dhe sulmuan një gazetarë turk. Përkrahësit e organizatës terroriste gjithashtu gjatë një proteste të mbajtur në stacionin e trenit Utrecht tentuan të sulmonin qytetarët turq që reaguan ndaj tyre duke mbajtur në duar flamuj turq.

Ndër të tjera rikujtohet se përkrahësit e PYD/PKK-së kanë sulmuar së fundmi disa xhami në Evropë. (AA)

Lajme të ngjashme