Çavusoglu: Turqia dhe Gjermania duhet të përqendrohen drejt një agjende më pozitive

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu organizoi një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij gjerman Sigmar Gabriel

912472
Çavusoglu: Turqia dhe Gjermania duhet të përqendrohen drejt një agjende më pozitive

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se marrëdhëniet me Gjermaninë duhet të përqendrohen drejt një agjende më pozitive.

Pas një takimi në kuadër të Konferencës së 54-t të Sigurisë në Munih me homologun e tij gjerman Sigmar Gabriel, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu organizoi një konferencë të përbashkët për shtyp.

Çavusoglu tha se Konferenca në fjalë është një platformë e mirë për të diskutuar në lidhje me çështjet rajonale dhe të sigurisë.

Duke vënë në dukje se me homologun e tij gjerman kanë biseduar mënyrat për të forcuar marrëdhëniet reciproke, Çavusoglu tha: “Jam takuar me mikun tij Gabriel. Kemi biseduar mbi mënyrat për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të koordinuar një takim të ri në të ardhmen”.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu shtoi se ministrat e jashtëm të dyja vendeve do të vazhdojnë të punojnë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Gjermanisë.

Ndërkaq edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel ka thënë se “Ne me Turqinë jemi partnerë në NATO. Kemi interesa të njëjta për sa i përket çështjes së sigurisë”.

Duke vënë në dukje se me Turqinë në të kaluarën jetuan ditë të vështira Gabriel tha se “Natyrisht që kemi disa çështje për të cilat kemi dallim në opinione. Por, takimet që zhvilluam kohëve të fundit si ministra të jashtëm dhe takimet mes qeverive japin sinjale për një të ardhme më të mirë. Gjatë takimit ramë dakord për përshpejtimin e organizimit të mbledhjeve ku do të diskutojmë për bashkëpunim në fushat e ndryshme si në atë të ekonomisë dhe energjisë”.

Gabriel bëri të ditur se pas kësaj do të vazhdojë procesi i bisedimeve mes dy vendeve të bazuar në parimin e respektit reciprok. Ai gjithashtu bëri thirrje për ti lënë altoparlantët e diplomacisë dhe të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta sepse në këtë mënyrë do të mund të zgjidhen edhe problemet më të vështira.



Lajme të ngjashme