Turqia dhe ShBA konfirmojnë angazhimin e tyre për ruajtjen e tërësisë territoriale të Sirisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i ndodhur për një vizitë zyrtare në Turqi, pati takime zyrtare me Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm, Mevlut Çavusoglu.

Turqia dhe ShBA konfirmojnë angazhimin e tyre për ruajtjen e tërësisë territoriale të Sirisë

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan angazhimin e tyre për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe të unitetit kombëtar të Sirisë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i ndodhur për një vizitë zyrtare në Turqi, pati takime zyrtare me Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm, Mevlut Çavusoglu.

 

Pas takimeve palët publikuan një komunikatë të përbashkët.

Në komunikatë thuhet se “Të dyja vendet do të mbajnë një qëndrim të vendosur ndaj të gjitha iniciativave që do shkaktojnë fakt të kryer dhe ndryshime demografike në Siri. Për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve do të formohet një mekanizëm i përbashkët jo më larg se mesi i marsit. Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë angazhimin e tyre për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe të unitetit kombëtar të Sirisë”.



Lajme të ngjashme