Krahas ndihmave humanitare Turqia do të japë kredi prej 5 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iraku

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu deklaroi se Turqia do të ofrojë kredi të lehtësuar prej 5 miliardë dollarësh për rindërtimin e Irakut.

Krahas ndihmave humanitare Turqia do të japë kredi prej 5 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iraku

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu deklaroi se Turqia do të ofrojë kredi të lehtësuar prej 5 miliardë dollarësh për rindërtimin e Irakut.

Çavusoglu, i cili ka marrë pjesë në "Konferencën ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut" që zhvillohet në Kuvajt, në një postim nga llogaria e tij në Twitter ka thënë: "Në Konferencën ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut, ne kemi njoftuar se do të ofrojmë kredi të lehtësuar prej 5 miliardë dollarë për Irakun. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë irakianë si një partner fqinj, mik dhe i besueshëm".

Në një prononcim për gazetarët në lidhje me konferencën para se të largohet nga vendi potencoi se do të ndërmerren hapa për pastrimin e Irakut nga terrorizmi i DAESH-it dhe rindërtimin sërish të vendit.

Ai tha se në takimet e zhvilluara disa vende kanë premtuar ndihma humanitare, investime dhe premtime në lidhje me çështjet e tregtisë.

"Që nga viti 2004 e deri më tani për Irakun kemi dhënë ndihmë humanitare dhe zhvillim në rreth 500 milionë dollarësh. Gjithashtu janë edhe projektet e zhvilluara nga institucioni ynë TIKA. Ndërsa shuma e projekteve të ndërmarra nga kompanitë tona dhe vlera e projekteve të përfunduara është rreth 25 miliardë dollarë", tha Çavusoglu.

Ai më tej tha se kanë dhënë një premtim për një kredi në vlerë prej 5 miliardë dollarë për investimet sidomos ato që firmat turke do të ndërmarrin në periudhën e ardhshme.

"Në të njëjtën mënyrë kemi premtuar për një ndihmë në kredi në vlerë prej 50 milionë dollarë për projektet që përfshijnë ndihmë humanitare dhe ato zhvillimore", thotë Çavusoglu duke shtuar se duhet të rifitohet besimi i pjesës së përjashtuar në Irak dhe se zgjedhjet në të ardhmen janë një mundësi për këtë.

Sipas tij, krahas këtyre TIKA do të vazhdojë aktivitetet e saj në vend dhe se kompanitë turke do të nxiten që të vazhdojnë të rrisin investimet dhe tregtinë në Irak.

Çavusoglu tha se Turqia ka bërë të ditur shumën më të lartë deri në momentin para se të largohej nga Konferenca për Irakun. (AA)



Lajme të ngjashme