Tillerson do të vizitojë Turqinë

Sekretari amerikan i Stetit, Rex Tillerson të enjten do ta vizitojë kryeqytetin Ankara.

908819
Tillerson do të vizitojë Turqinë

Turqia, e cila gjatë fundjavës mirëpriti gjenerallejtënant Herbert Raymond McMaster, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, përgatitet të pret edhe një zyrtarë tjetër të lartë nga ky vend.

Sekretari amerikan i Stetit, Rex Tillerson të enjten do ta vizitojë kryeqytetin Ankara.

Tillerson, i cili do të takohet me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, do të pritet në takim edhe nga Presidenti Recep Taayyip Erdogan.

Tema kryesore e kontakteve të Sekretarit amerikan të Shtetit në Ankara do të jetë operacioni “Dega e Ullirit”, të cilin Focat e Armatosura të Turqisë e zhvillojnë në zonën Afrin të Sirisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që operacion të mos zgjerohet deri në Menbixh.

Ndërkaq Turqia është e vendosur ta spastrojë edhe Menbixhin nga YPG-ja, fraksioni i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

 

Gjatë këtij takimi do të bisedohet në lidhje me formulat për të parandaluar dallimet në opinione në lidhje me këtë çështje.

Tillerson-it do ti përcillen shqetësimet në lidhje me armatimin që ShBA-ja i dha YPG-së.

Edhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të ShBA-së, McMaster gjatë fundjavës ishte takuar me zëdhënësin e Presidencës turke, Ibrahim Kalin në Stamboll.

Sipas informatave të marra nga Presidenca gjatë takimit u bisedua në lidhje me operacionin e Afrinit, politikën e udhëheqjes së Washingtonit në lidhje me YPG-në dhe për operacionin e mundshëm ndaj Menbixhit.

Gjatë takimit u bisedua në mënyrë të detajuar edhe në lidhje me çështjet që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa u kërkuan mënyrat për luftën e përbashkët kundër çdo lloj terrorizmi.

Gjithashtu u konfirmuan edhe marrëdhëniet e partneritetit strategjik mes Turqisë dhe ShBA-së në afat të gjatë.



Lajme të ngjashme