Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Populli amerikan nuk është i vetëdijshëm për bashkëpunimin e ShBA-së me organizatat terroriste

Ekspertët bëjnë të ditur se opinioni publik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është i vetëdijshëm për politikat e jashtme të vendit të tyre.

Populli amerikan nuk është i vetëdijshëm për bashkëpunimin e ShBA-së me organizatat terroriste

Opinioni publik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është i vetëdijshëm se vendi i tyre po bashkëpunon me organizatat terroriste.

Drejtoi i zyrës së Washingtonit të Fondacionit për Studime Politike, Ekonomike dhe Shoqërore (SETA), Kiliç Bugra Kanat bëri të ditur se opinioni publik i ShBA-së nuk është shumë i vetëdijshëm se vendi i tyre po bashkëpunon me organizatën terroriste PKK/KCK/PYD-YPG me ide marksisto-leniniste.

Kanat në vlerësimin e tij të bërë për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) tha se opinioni publik i ShBA-së nuk është shumë i interesuar me politikën e jashtme të vendit.

Duke vënë në dukje se politikat e Turqisë në lidhje me organizatën terroriste PKK/KCK/PYD-YPG janë shumë të qarta, Kanat tha se ShBA-ja, e cila ofron çdo lloj mbështetjeje përfshirë edhe armët, në lidhje me çështjen e largimit të terroristëve nga zona e Menbixhit, të cilët janë vendosur nën ombrellën e luftës kundër DAESH-it, i ka dhënë premtime Turqisë, por nuk shfaqi ndonjë qëndrim se do të jetë besnike ndaj premtimeve të dhëna.

“Aktualisht ShBA-ja nuk ka ndonjë plan për Menbixhin. Strategjia e publikuar në lidhje me Sirinë nuk ka të bëjë aspak me organizatën terroriste PKK/KCK/PYD-YPG. ShBA-ja nuk di as vet se çfarë do të bëjë me këta terroristë”, deklaroi Kanat.

Edhe Prof. i asociuar. Emre Ersen, lektor në Fakultetin e Shkencave Politike pranë Universitetit Marmara deklaroi se ShBA-ja është duke e parë PKK/KCK/PYD-YPG-në si një aktor në Siri dhe për të mos vënë në terren trupat e saj ajo përkrahë këtë organizatë terroriste.

“Mendojë se ky bashkëpunim me terroristët nuk do ti sjell dobi ShBA-së”, bëri di të ditur Ersen dhe shtoi se në anën tjetër ShBA-ja nuk do të rrezikojë ta humbet Turqinë.



Lajme të ngjashme