Republika Turke e Qipros Veriore – Teberruken Uluçay zgjidhet në krye të Parlamentit

Teberruken Uluçay, deputet i Partisë Republikane Turke (CTP) nga zona elektorale Gazimagusa, u zgjodh të premten Kryetar i Parlamentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV)...

Republika Turke e Qipros Veriore – Teberruken Uluçay zgjidhet në krye të Parlamentit

Teberruken Uluçay, deputet i Partisë Republikane Turke (CTP) nga zona elektorale Gazimagusa, u zgjodh të premten Kryetar i Parlamentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

Pas themelimit të koalicionit qeverisës katërsh nën drejtimin e Kryeministrit Tufan Erhurman, lider i CTP-së, deputeti Teberruken Uluçay u zgjodh në krye të Parlamentit të RTQV-së me gjithsej 50 anëtarë pas një votimi të mbyllur, që rezultoi me 40 vota në favor, 7 kundër dhe 1 abstenim.

Në fjalën e rastit pas votimit, Uluçay theksoi se një legjislaturë e re ka nisur tashmë në Kuvendin e Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe të gjithë duhet të kontribuojnë me punën e tyre për zhvillimin e demokracisë.

“Së bashku do të përmbushim misionin që populli na ka ngarkuar për vendin tonë”, deklaroi ai para deputetëve.

Nga ana tjetër, nënkryetar i Parlamentit të RTQV-së u zgjodh Zorlu Tore, deputet i Partisë së Bashkimit Kombëtar (UBP) nga zona elektorale Lefkosha.



Lajme të ngjashme