Operacioni “Dega e Ullirit” – Rritet në 1.062 numri i terroristëve të neutralizuar

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë neutralizuar gjithsej 1 mijë e 62 terroristë që prej fillimit të operacionit “Dega e Ullirit” që vazhdon në veri të Sirisë

Operacioni “Dega e Ullirit” – Rritet në 1.062 numri i terroristëve të neutralizuar

Avionët luftarakë të Forcave të Armatosura Turke (TSK) goditën objektivat e organizatës separatiste terroriste PYD/PKK në zonën Afrin të Sirisë.

Në këtë operacion ajror u goditën 19 objekte, në mesin e të cilave edhe Mali Bafilun, që ndodhet në juglindje të Malit Burseya, që kontrollohet nga TSK dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS).

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë bëri një deklaratë në lidhje me ecurinë e operacionit “Dega e Ullirit”, filluar të shtunën e 20 janar, për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Në deklaratë thuhet se në numri i terroristëve pjesëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH që janë neutralizuar në kuadër të operacionit është rritur në 1.062.

Në mes tjerash deklarata njofton se operacioni vazhdon me sukses sipas planifikimeve.

 


Lajme të ngjashme