Kryeministri Yildirim do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

Kryetari i Konferencës së Sigurisë në Munih, Wolfgang Ischinger ka vënë theksin që i kushtojnë pjesëmarrjes së Turqisë në këtë konferencë të cilën ai e cilësoi si “partnere të domosdoshme”.

Kryeministri Yildirim do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

Kryeministri Binali Yildirim do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që do të organizohet në Munih të Gjermanisë më datat 16-18 shkurt.

Kryeministri Yildirim do ti informojë liderët gjermanë në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë të shtunën e 20 janarit, për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Yildirim gjithashtu do të paraqet edhe dokumentet se armët e NATO-s të dhëna organizatës separatiste terroriste PKK/KCK/PYD-YPG po përdoren kundër Turqisë.

Në edicionin e 54-të të Konferencës së Sigurisë që organizohet në Munih të Gjermanisë do të marrin pjesë kryetarët e vendeve dhe qeverive të 21 shteteve dhe emrat e shquar të politikave globale të sigurisë.

Kryetari i Konferencës së Sigurisë në Munih, Wolfgang Ischinger në një konferencë për shtyp të organizuar në kryeqytetin Berlin ka vënë theksin që i kushtojnë pjesëmarrjes së Turqisë në këtë konferencë të cilën ai e cilësoi si “partnere të domosdoshme”.

Ischinger gjithashtu ka thënë se shpreson që mes Turqisë dhe ShBA-së, e cila jep çdo lloj përkrahjeje organizatës terroriste, të zhvillohen bisedime të cilat do të ulnin tensionimin mes dy vendeve.



Lajme të ngjashme