Turqia informon NATO-n për operacionin “Dega e Ullirit”

Në mbledhjen e Jashtëzakonshme të Këshillit të NATO-s, mbajtur të martën në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, Turqia ka informuar aleatët e saj mbi operacionin “Dega e Ullirit” që vazhdon në veri të Sirisë kundër organizatave terroriste.

Turqia informon NATO-n për operacionin “Dega e Ullirit”

Në mbledhjen e Jashtëzakonshme të Këshillit të NATO-s, mbajtur të martën në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, Turqia është përfaqësuar nga Përfaqësuesi i Përhershëm i saj në NATO, ambasadori Fatih Xhejlan (Fatih Ceylan), ndihmësnënsekretarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me një delegacion ushtarak në nivelin e gjeneralbrigade.

Sipas informacionit të siguruar nga burimet pranë NATO-s, në këtë mbledhje Ankaraja ka deklaruar se operacioni “Dega e Ullirit”, të cilin Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) e kanë filluar më 20 janar për të neutralizuar terroristët pjesëtarë të organizatave PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi, vazhdon në mënyrë të suksesshme.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur gjithashtu se operacioni vazhdon në përshtatje me të drejtën ndërkombëtare mbështetur në pikën 51 të Kartës së OKB-së; operacioni ka në shënjestër vetëm terroristët dhe janë marrë të gjitha masat përballë një vale të mundshme migracioni.

 

Delegacioni turk ka nënvizuar edhe një herë rëndësinë që i kushton Turqia ruajtjes së tërësisë territoriale të Sirisë dhe ka pohuar se operacioni në fjalë do të vazhdojë deri në eliminimin e kërcënimit ekzistues.

Kurse aleatët e Turqisë në NATO kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre dhe kanë vënë theksin në kujdesin që duhet treguar për dërgimin e ndihmave humanitare në rajon.



Lajme të ngjashme