Liberalizimi i vizave do të ishte një kontribut i ri për raportet Turqi-BE

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın deklaroi të mërkurën në Ankara se implementimi i regjimit pa viza me Bashkimin Evropian (BE) gjatë vitit 2018, do të ishte një kontribut i ri për raportet Turqi-BE.

Liberalizimi i vizave do të ishte një kontribut i ri për raportet Turqi-BE

Kalın sot u është përgjigjur gazetarëve për zhvillimet aktuale, mes tjerash edhe për zhvillimet në Siri si dhe për marrëdhëniet e Turqisë me SHBA-të.

Ai bëri të ditur se për kthimin e mirëbesimit mes dy shteteve respektive, janë të patjetërsueshëm hapa konkretë të cilat duhet t'i ndërmarrë administrata amerikane.

“Po bëjmë përpjekje që të rikthejmë mirëbesimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), mirëpo për rikthimin e mirëbesimit nevojiten hapa konkretë në terren nga administrata amerikane”, tha zëdhënësi Kalın.

I pyetur të komentojë pretendimet se Turqia po mban kontakte me regjimin sirian, Kalın u përgjigj: “Nuk kemi vendosur asnjë kontakt me regjimin (në Siri), as që bëhet fjalë për vendosjen e kontakteve të tilla".

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë ka komentuar edhe operacionin "Dega e Ullirit", dhe ndikimin e saj mbi ekonominë turke, për çka tha se "Operacioni nuk ka pasur ndonjë ndikim negativ mbi ekonominë tonë dhe nuk pritet ndonjë gjë e tillë në të ardhmen”.

Në fund, zëdhënësi Kalın tha se implementimi i regjimit pa viza gjatë vitit 2018, do të ishte një shtytje e re në raportet Turqi-BE”.



Lajme të ngjashme