Çelik kritikon Le Drian: Çfarë mendoni për vendet që armatosin organizatat terroriste?

Ministri turk për Çështjet e BE-së, Omer Çelik, kritikoi të mërkurën ministrin francez të Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian'ın, për deklaratën e tij se Turqia “shënon civilët” dhe “shkel të drejtën ndërkombëtare” me operacionin “Dega e Ullirit”...

906111
Çelik kritikon Le Drian: Çfarë mendoni për vendet që armatosin organizatat terroriste?

Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Omer Çelik, njëherësh negociator kryesor i Ankarasë me Brukselin, kritikoi të mërkurën vonë ministrin francez të Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian'ın, për deklaratën e tij se Turqia “shënon civilët” dhe “shkel të drejtën ndërkombëtare” me operacionin “Dega e Ullirit”.

“Le Drian ka bërë deklaratën më të keqe dhe më të gabuar të mundshme për operacionin ‘Dega e Ullirit’. Ai thotë: ‘Është e drejta legjitime e Turqisë për të garantuar sigurinë e kufijve të saj. Megjithatë garantimi i sigurisë kufitare nuk do të thotë që ju mund të vrisni civilë.’ Pa dyshim që kjo është një deklaratë e standardit të dyfishtë për terrorizmin. Ata që refuzojnë të përmendin qytetarët tanë të vrarë nga organizata terroriste, tani paraqesin si realitet një tablo që nuk ekziston. Kjo thjesht po injoron masakrat e organizatës terroriste që ne jemi duke luftuar në Afrin”, ka shkruar kreu i negociatave të Turqisë me BE-në në llogarinë e tij në “Twitter”.

Sipas ministrit Çelik, shefi i diplomacisë franceze vazhdon të thotë dhe se “Turqia shkel të drejtën ndërkombëtare”; por lufta e Turqisë kundër terrorizmit është plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, kurse ata që shkelin ligjin dhe bëjnë krime, janë ata që ofrojnë armë për PYD/YPG-në.

“Ne do të donim të dëgjonim se çfarë mendojnë ata që kritikojnë Turqinë për vendet që armatosin organizatat terroriste. Të gjithë duhet të shikojnë se ku pozicionohen duke kundërshtuar Turqinë në lidhje me luftën tonë më të ligjshme kundër terrorizmit”, ka tërhequr vëmendjen ai.

Turqia – ka shtuar Çelik – do të vazhdojë me vendosmëri të luftojë kundër të gjitha llojeve të organizatave terroriste.

“Ne shohim edhe një tjetër herë se lufta me standardet e dyfishta mbi terrorizmin është po aq e rëndësishme sa dhe lufta kundër organizatave terroriste. Rruga e drejtë për Francën, një vend mik dhe aleat, do të ishte mbështetje e plotë e luftës së Turqisë kundër terrorizmit. Ky do të ishte gjithashtu pozicioni më i mirë për të qenë në përputhje me marrëdhënien tonë aleate, por edhe me ‘ligjin’”, ka përfunduar ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian mesazhin e tij në “Twitter”.



Lajme të ngjashme