Yildirim: Prej fillimit të operacionit e deri më sot janë hedhur gjithsej 94 raketa në Turqi

Kryeministri Binali Yildirim vizitoi shtabin e operacionit "Dega e Ullirit" në Hatay dhe më pas kaloi në Kilis.

903529
Yildirim: Prej fillimit të operacionit e deri më sot janë hedhur gjithsej 94 raketa në Turqi

Kryeministri, Binali Yildirim bëri të ditur se prej fillimit të operacionit “Dega e Ullirit” e deri më sot nga Afrini në Turqi janë hedhur gjithsej 94 raketa, ku 60 në Hatay dhe 34 në Kilis, me çrast kanë rënë dëshmorë 7 civilë dhe janë plagosur 113 të tjerë.

 

Pas vizitës në shtabin e operacionit “Dega e Ullirit” në Hatay, Kryeministri Yildirim kaloi në Kilis, ku pas kontakteve të tij u prononcua në interes të gazetarëve.

Duke e bërë të ditur se operacioni i filluar më 20 janar në zonën Afrin të Sirisë po vazhdon ashtu siç është planifikuar, shefi i qeverisë turke tha: “Ndërkohë që po vazhdon operacioni, po vazhdojnë edhe sulmet tinëzare të organizatës terroriste. Prej ditës së parë e deri më sot, duke mos i llogaritur mbi 700 provokime dhe sulme të mëhershme, janë hedhur gjithsej 94 raketa, ku 60 në Hatay dhe 34 në Kilis, me çrast kanë rënë dëshmorë 7 civilë dhe janë plagosur 113 të tjerë”.



Lajme të ngjashme