Stoltenberg: Turqia ka informuar NATO-n për ecurinë e operacionit “Dega e Ullirit”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi të hënën se Turqia ka informuar Aleancën për ecurinë e operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin...

Stoltenberg: Turqia ka informuar NATO-n për ecurinë e operacionit “Dega e Ullirit”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi të hënën se Turqia ka informuar Aleancën për ecurinë e operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin.

I pyetur nga pjesëmarrësit në konferencën e sigurisë, mbajtur në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë, në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” të ushtrisë turke, shefi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior u përgjigj duke thënë se vlerësojnë të domosdoshme krijimin e kontakteve të ngushta me vendet, të cilat ndërmarrin operacione tokësore në Siri.

“Në bisedat/takimet, që unë personalisht kam realizuar me Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe zyrtarët e tjerë turq, u kam komunikuar bashkëbiseduesve të mi se sa i rëndësishëm është krijimi i kontakteve ndërmjet vendeve, të cilat ndërmarrin operacione tokësore në Siri, për të parandaluar luftimet e përfaqësuesve të koalicionit ndërkombëtar me njëri-tjetrin. Mendoj që këtë e kanë kuptuar të gjithë dhe ne i qasemi kësaj çështjeje me seriozitet. Turqia na ka informuar më parë në lidhje me operacionin në Afrin dhe do të na informojë edhe në të ardhmen”, u shpreh ai.

Stoltenberg theksoi gjithashtu se Turqia është një ndër vendet anëtare të NATO-s që ofron kontributin më serioz në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.



Lajme të ngjashme