Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Operacioni “Dega e Ullirit” – Numri i terroristëve të neutralizuar rritet në 947

Është rritur në 947 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, bëri të ditur ushtria turke...

Operacioni “Dega e Ullirit” – Numri i terroristëve të neutralizuar rritet në 947

Është rritur në 947 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Siç bën të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë përmes një komunikate me shkrim, bazuar në informacione nga zona e ekzekutimit të operacionit, 12 anëtarë të tjerë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH janë neutralizuar në orët e para të ditës së hënë.

“Numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më sot ka arritur në 947”, theksohet në komunikatën e ushtrisë turke.



Lajme të ngjashme