Ushtria turke ka pastruar 31 pika strategjike nga organizata terroriste PYD/PKK në Afrin

Forcat e Armatosura Turke bënë të ditur se, në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’, kanë pastruar nga organizata terroriste PYD/PKK fshatin Hac Bilal të qytezës Shejh Hadid, që gjendet të perëndim të Afrinit.

Ushtria turke ka pastruar 31 pika strategjike nga organizata terroriste PYD/PKK në Afrin

Forcat e Armatosura Turke bënë të ditur se, në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’, kanë pastruar nga organizata terroriste PYD/PKK fshatin Hac Bilal të qytezës Shejh Hadid, që gjendet të perëndim të Afrinit.   

Gjithashtu bëhet e ditur se Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane çliruan edhe rajonin e Malit Haruz në veri të Afrinit nga organizata PYD/PKK.

Në deklaratë bëhet e ditur se operacioni i filluar në orët e natës në Malin Huruz, që gjendet në një pikë strategjike të qytezës Bylbyl (Bülbül) në veri të Afrinit, përfundoi me sukses.  

Kështu që me marrjen e kontrollit të Malit Huruz u arrit edhe sigurua në qendër të Bylbylit.

Ndërkaq në afërsi të malit në fjalë vazhdojnë operacionet ndaj objektivave të terroristëve.

Forcat e Armatosura Turke dhe forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane që mbështesin operacionet, që nga fillimi i operacionit Dega e Ullirit më 20 janar, nga 5 qyteza të Afrinit kanë marrë nga terroristët 31 pika duke filluar nga një qytezë qendër, 20 fshatra, një vendbanim pranë fshatit dhe 9 male ose kodra strategjike. Nga terroristët janë pastruar saktësisht; qendra e qytetit Bylbyl dhe fshatrat Shengal, Zehran, Bali, Kurni, Hay Oglu, Heftar, Ursa, Bak Ubasi, Ali Kar, Malet; Huruz, Darmik dhe Kurni dhe vendbanimi pranë tij, Mali Ayn Natman në qytezën Racu, fshatrat Edamanli, Ali Bekki, Bilal, Omer Usagı, Mamel Usası, Suleyman Halil, Sati Sagi dhe Alkana, Kodra e 915-të, Kodra e 740-të, Kodra Sejh Hadid dhe fshati Kara Mitlak në qytezën Sejh Hadid, fshati Hammam dhe Kodra Mersides në qytezën Cinderes, Mali Burseya dhe fshati Kastel Cundo në qytezën Seran.



Lajme të ngjashme