Yildirim: Turqia punon me të gjitha institucionet e saj për një të ardhme të lavdishme

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) mbajti një mbledhje me avokatët e palës akuzuese në lidhje me proceset gjyqësore kundër tentativës së dështuar të grusht shtetit më 15 korrik 2016.

Yildirim: Turqia punon me të gjitha institucionet e saj për një të ardhme të lavdishme

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) mbajti një mbledhje me avokatët e palës akuzuese në lidhje me proceset gjyqësore ndaj tentativës së dështuar të grusht shtetit më 15 korrik 2016 nga ana e organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtet (FETO/PDY).  

Jëlldërëm bëri të ditur se avokatët kanë sipërmarrë një detyrë shumë të rëndësishme për të përfaqësuar sa më mirë qeverinë, të afërmit e dëshmorëve dhe veteranët në gjyqet që vazhdojnë në mbarë vendin për shkak të tentativës tradhtare të 15 korrikut dhe shtoi se këto çështje nuk duhen menduar vetëm si një detyrë avokatie.

“Në mënyrë që vendi ynë të mos përballet me një tentativë të tillë grusht shteti, puna që do të bëjnë këta avokatë në proceset gjyqësore është shumë e rëndësishme” tha Jëlldërëm dhe duke dhënë informacione të mëtejshme në lidhje me këtë temë, u shpreh me fjalët: “Sot, në 55 rrethe, ju jeni duke ndjekur 298 gjyqe përfshi edhe atë të kryeministrisë sonë. Në lidhje me akuzën për eliminimin e rregullit kushtetues, në gjykatën e gradës së parë, janë finalizuar 48 gjyqe, 41 në vitin 2017 dhe 7 në vitin 2018. Kurse në lidhje me krimin e anëtarësimit në një organizatë të armatosur, në gjykatën e gradës së parë në vitin 2017 është dhënë vendim për 42 gjyqe ndërsa në vitin 2018 është dhënë vendim për 5 të tilla”.

Duke nënvizuar se Turqia është duke kaluar në rrugë historike Jëlldërëm bëri vlerësime për operacionin “Dega e Ullirit”.

“Turqia është duke bërë një luftë të ashpër kundër organizatave terroriste brenda dhe jashtë vendit” tha Jëlldërëm dhe shtoi: ”Forcat e Armatosura Turke, që vazhdojnë operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë do të vazhdojnë luftën deri sa në rajon të mos mbetet asnjë këmbë terroristi i PKK-së, DAESH-it, PYD-së, YPG-së”.  

“Kush të dojë le të thotë çfarë të dojë. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare të Turqisë, është çështje e sigurisë të jetës së popullit dhe pronave të tyre. Kjo nuk është e kufizuar me kaq. Në të njëjtën kohë është operacion për shpëtimin e gjysmë milion njerëzve nga shtypja e organizatës terroriste. Ne e vazhdojmë këtë operacion për të shpëtuar kurdët, arabët, turkmenët nga çdo lloj presioni, ngacmimi, shtypje e organizatës terroriste. Për unitetin e popullit dhe ndërtimin e të ardhmes së vendit tonë të gjitha institucionet, i gjithë personeli është duke punuar me vetëmohim” tha Jëlldërëm.

Ai tha gjithashtu se të gjithë elementët që punojnë për të copëtuar Turqinë, këto dy vitet e fundit kanë marrë goditje të mëdha.



Lajme të ngjashme