Ushtria turke shkatërron vendstrehimet dhe pozicionet e zjarrit në Sheikh Haruz të Afrinit

Në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", në operacionin ajror të avionëve turq në zonën Sheikh Haruz, në verilindje të qytetit sirianë të Afrinit, janë shkatërruar vendstrehimet, bunkerët dhe pozicionet e zjarrit të terroristëve...

Ushtria turke shkatërron vendstrehimet dhe pozicionet e zjarrit në Sheikh Haruz të Afrinit

Në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", në operacionin ajror të avionëve turq në zonën Sheikh Haruz, në verilindje të qytetit sirianë të Afrinit, janë shkatërruar vendstrehimet, bunkerët dhe pozicionet e zjarrit të terroristëve.

Në një njoftim nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë thuhet se në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", në zonën Sheikh Haruz, verilindje e Afrinit, të shtunën rreth orës lokale 17.52 është realizuar një operacion ajror kundër anëtarëve të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH, të cilët u konstatuan me mjete të zbulim-vrojtimit se po bënin përgatitje për sulm.

Sipas njoftimit, në këtë operacion ajror janë asgjësuar objektivat e terroristëve, të cilët përdoreshin si vendstrehime, bunkerë dhe pozicione zjarri.

Avionët pjesëmarrës në operacion janë kthyer të sigurt në bazat përkatëse.

Një tank i Forcave të Armatosura të Turqisë është qëlluar në orët e mbrëmjes në rajonin Sheikh Haruz nga pjesëtarët e organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH duke martirizuar një ushtar turk dhe plagosur një tjetër, që ishin në afërsi të tankut.



Lajme të ngjashme