Operacioni “Dega e Ullirit” - Rritet në 899 numri i terroristëve të neutralizuar

Është rritur në 899 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, bëri të ditur ushtria turke...

Operacioni “Dega e Ullirit” - Rritet në 899 numri i terroristëve të neutralizuar

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë njoftoi të shtunën në mbrëmje përmes një deklarate të shkruar se është rritur në 899 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

E njëjta komunikatë bën me dije gjithashtu se 13 ushtarë turq kanë rënë dëshmorë dhe 57 të tjerë janë plagosur në kundër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Ushtria turke informoi opinionin publik në lidhje me bilancin e operacionit në fund të javës së dytë të tij.

“Avionët e Forcave Ajrore kanë asgjësuar 538 objektiva të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH që nga fillimi i operacionit. Në kuadër të operacionit, deri më tani është konstatuar neutralizimi i 899 anëtarëve të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH. Në luftimet e jetuara deri më sot me anëtarët e organizatave terroriste, 13 ushtarë turq kanë rënë dëshmorë heroikisht dhe 57 të tjerë janë plagosur. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në deklaratën e shkruar të Forcave të Armatosura të Turqisë.



Lajme të ngjashme