Erdogan: Disa deputetë të Evropës vajtojnë për PKK-në

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në qytetin Bitlis deklaroi se disa persona në Parlamentin Evropian (PE) kanë vajtuar për PKK-në, të cilën e llogarisin si organizatë terroriste.

"Disa në Parlamentin Evropian që nuk e dinë se çfarë bëjnë dhe ku shkojnë, edhe pse PKK-në e shohin si organizatë terroriste, kanë vajtuar duke mbajtur në Parlament leckat e terroristëve. Do të vajtojnë edhe më shumë, nuk do të arrini asgjë duke mbajtur leckat e tyre rreth qafës. Kjo nuk do të ndryshojë vendimin tonë", tha Erdogan.

Kurse rreth operacionin "Dega e Ullirit" Presidenti Erdogan ka deklaruar se vazhdon operacioni në Afrin: "Vazhdojmë të avancojmë drejt Afrinit, ka mbetur shumë pak".

“Nëse vdesim, një herë do të vdesim, kurse ata do të vdesin çdo ditë” tha kreu i shtetit turk.

Erdogan duke folur rreth operacionit, të cilin e zhvillojnë Forcat e Armatosura Turke në Afrin, theksoi se atje ku shfaqet luani, çakalli ul bishtin dhe ikën.

"Aty ku shfaqen luanët, çakajve nuk u mbetet tjetër, veç të ulin bishtin dhe të ikin. Terroristët të cilët deri dje kishin ku të mbështeteshin, sulmonin popullin tonë, por sot shohim se ata zmbrapsen dhe ikin si zvarranikë", tha Erdogan. (AA)

Lajme të ngjashme