Çavusoglu: Turqia është vendi që mbështet më shumë tërësinë territoriale të Sirisë

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se nuk ka asnjë vend tjetër që e mbështet më shumë tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Sirisë sa Turqia.

Çavusoglu: Turqia është vendi që mbështet më shumë tërësinë territoriale të Sirisë

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se nuk ka asnjë vend tjetër që e mbështet më shumë tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Sirisë sa Turqia.  

“Brenda rajonit dhe përtej tij nuk ka asnjë vend tjetër që e mbështet më shumë tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Sirisë sa Turqia. Po të shihni komunikatat e Soçit dhe Astanës do ta vini re këtë. Ne jemi për unitetin dhe tërësinë territoriale të Sirisë” tha Çavushollu.

Në reportazhin e dhënë për Al Jazeera, Çavushollu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës.

Ai tha se në Siri ka shumë grupe të ndryshme terroriste dhe operacioni “Dega e Ullirit”, që kanë ndërmarrë Turqia në Afrin është shumë i suksesshëm. Është krijuar një zonë e sigurt për refugjatët si dhe për emigrantët e transferuar brenda vendit.

Çavushollu bëri të ditur se në rajonin Afrin ekziston organizata terroriste PYD/PKK dhe rikujtoi se kjo organizatë sulmon me raketa kufijtë e Turqisë për këtë arsye është një kërcënim serioz për sigurinë dhe kufijtë e Turqisë.

Ai u shpreh gjithashtu se operacioni filloi në përputhje me drejtësinë ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe përgënjeshtroi pretendimet se me këtë operacion Turqia ka për qëllim të pushtojë Sirinë. Ai theksoi se këto pretendime nuk janë të vërteta.  

Shefi i diplomacisë turke tërhoqi vëmendjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera të Evropës i kanë dhënë armë organizatës terroriste PYD/PKK dhe shtoi: “Kudo shohim standardin e dyfishtë, sidomos në luftën kundër terrorit”.  

Turqia nuk ka asnjë problem me aleatët, as me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as me vendet e Evropës, tha Çavushollu dhe nënvizoi se për arsye të tilla si mbështetja me armë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë organizatës terroriste PYD/PKK dhe për shkak të mos ekstradimit të kreut të organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtet (FETO/PDY), Fetullah Gulen, ndërmjet dy vendeve përjetohet mungesë besimi.

“Turqia ishte i vetmi vend që ndihmoi një evakuimin e civilëve dhe opozitarëve nga Halepi. Ne aty punuam me Rusinë dhe Rusia e mbajti premtimin e bërë” tha Çavushollu.

Pa u arritur zgjidhja politike në Siri, asnjë sukses i arritur në terren nuk do të ketë vazhdimësi, tha Çavushollu dhe shtoi: “Ne jemi të detyruar të fokusohemi në të dyja anët. Astana dhe procesi politik”.



Lajme të ngjashme