Yildirim: Nga Afrini në Turqi u hodhën 82 raketa brenda 12 ditëve

Kryeministri Yildirim mbajti një fjalim në ceremoninë e hedhjes së themelit të autostradës Ankara-Nigde të organizuar në Golbasi të Ankarasë.

902262
Yildirim: Nga Afrini në Turqi u hodhën 82 raketa brenda 12 ditëve

Kryeministri Binali Yildirim bëri të ditur se Forcat e Armatosura të Turqisë (FAT) gjatë operacionit “Dega e Ullirit” që zhvillohet në Afrin të Sirisë, kundër organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH, kanë shkatërruar vendstrehimet, tunelet dhe pozicionet e armëve të terroristëve.

Kryeministri Yildirim mbajti një fjalim në ceremoninë e hedhjes së themelit të autostradës Ankara-Nigde të organizuar në Golbasi të Ankarasë.

“Ne shkatërruam tunelet, pozicionet e armëve dhe rrënuam çdo gjë mbi kokën e tyre, do ti pyesim për llogari të gjithë”, deklaroi Kryeministri Yildirim.

“Këta të poshtër brenda 12 ditëve nga Afrini hodhën 82 raketa në Reyhanli, Hatay, Kilis. Si pasojë kanë humbur jetën 5 qytetarë tanë dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë. Këtu nuk përfshihen godinat, xhamit e rrënuara. Mirëpo çfarë duhet të bëjmë ne në këtë rast? A duhet të rrimë me duart e lidhura dhe të presim që këta të poshtër të hedhin raketa e bomba ndaj njerëzve të pafajshëm? Ne nuk pritëm, por u sulëm drejt tyre. Do të vazhdojmë luftën tonë kundër terrorit si brenda ashtu edhe jashtë vendit deri në shkatërrimin e tyre të plotë, nuk ka të ndalur. Qëllimi ynë është të sigurojmë qetësinë dhe sigurinë e popullit tonë”, deklaroi shefi i qeverisë turke, Binali Yildirim.



Lajme të ngjashme