Komandot e FAT marrin malin Darmik në Afrin

Forcat e Armatosura të Turqisë gjatë operacionit “Dega e Ullirit” arritën të marrin malin Darmik në afërsi të Afrinit.

Komandot e FAT marrin malin Darmik në Afrin

 

Forcat e Armatosura të Turqisë gjatë operacionit “Dega e Ullirit” të filluar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste, së fundmi spastroi malin Darmik nga terroristët.

Prej fillimit të operacionit më 20 janar e këtej, terroristët e PYD/PKK-së organizojnë sulme me raketa ndaj Kilisit. Njësitë e komandove, të cilat kanë hyrë në zonat që goditeshin me artileri dhe nga ajri, spastruan malin nga elementet terroriste.

Në pamjet e xhiruara nga një ushtarë turk, pjesëtar i batalionit të 57-të të komandove që ishte pjesëmarrës në operacion, duket një ushtarë tjetër në maje të malit duke e valëvitur flamurin turk.



Lajme të ngjashme