Erdogan mbledh krerët e industrisë së mbrojtjes, në fokus 55 projekte me vlerë 9,4 miliardë dollarë

Nën drejtimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, Komiteti Ekzekutiv i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë vlerësoi të mërkurën 55 projekte me vlerë të përgjithshme 9,4 miliardë dollarë...

Erdogan mbledh krerët e industrisë së mbrojtjes, në fokus 55 projekte me vlerë 9,4 miliardë dollarë

Komiteti Ekzekutiv i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë vlerësoi në takimin e tij të fundit 55 projekte me vlerë të përgjithshme 9,4 miliardë dollarë.

Nën drejtimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, Komiteti Ekzekutiv i Industrisë së Mbrojtjes u mblodh të mërkurën në Kompleksin Presidencial, në Bestepe të Ankarasë.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin gjithashtu Kryeministri Binali Yildirim, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar.

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Presidenca e Turqisë në fund të takimit të Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes, ky organ u mblodh për herë të parë nën drejtimin e Presidentit Erdogan, pas rregullimeve ligjore që janë bërë pak kohë më parë.

“Gjatë mbledhjes janë marrë vendime të reja pas shqyrtimit të projekteve në lidhje me zgjerimin e gamës së sistemeve vendore dhe kombëtare, të cilat po fuqizojnë gjithnjë e më tepër ushtrinë dhe forcat tona të sigurisë në operacionin ‘Dega e Ullirit’ kundër terroristëve në zonën Afrin të Sirisë”, thuhet në deklaratën e shkruar të Presidencës turke.

Ajo thekson gjithashtu se në këtë takim u vlerësuan 55 projekte me vlerë të përgjithshme 9,4 miliardë dollarë, ndërsa u trajtuan në detaje aktivitete të ndryshme investuese dhe perfeksionuese në lidhje me zhvillimin, fuqizimin dhe mbështetjen e mëtejshme të industrisë së mbrojtjes në Turqi.



Lajme të ngjashme