Testimi i suksesshëm i avionit turk HURKUS-B

Përfundon me sukses fluturimi i parë testues i avionit HURKUS-B (HÜRKUŞ-B), që planifikohet të hyjë nga gjysma e këtij viti në inventarin e Forcave Ajrore Turke.

Testimi i suksesshëm i avionit turk HURKUS-B

Është zhvilluar me sukses fluturimi i parë testues i avionit HURKUS-B (HÜRKUŞ-B), i cili është projektuar dhe zhvilluar nga ana e inxhinierëve të Industrisë Turke të Aviacionit dhe Aeronautikës (TAI) dhe që planifikohet të hyjë nga gjysma e këtij viti në inventarin e Forcave Ajrore Turke.  

Sipas deklaratës së bërë nga TAI, HURKUS-B është prodhuar më i qëndrueshëm dhe më gjithëpërfshirës në krahasim me HURKUS-A.  

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se avionit, që realizoi me sukses fluturimin e parë testues, pas testeve të fluturimit, do ti bëhen edhe shumë teste të ndryshme si testet e motorit, avionik dhe perfeksionit të fluturimit.

Kurse pas fluturimit të mësymjes 90 orësh, që planifikohet, HURKUS-B do të hyjë në inventarin e Forcave Ajrore Turke.  

Theksohet se të gjitha sistemet e HURKUS-B, që tregohet si më i miri në kategorinë e tij, duke filluar nga kabina e avionit (kokpiti), kolltuku i hedhjes (lançimit), mbështetjes së oksigjenit, ingranazhet e uljes (sistemi i uljes së avionit), rezistenca e peshës, janë projektuar në përputhje me avionin reaktiv.  

Në deklaratën, ku zinte vend edhe vlerësimi i Drejtorit të Përgjithshëm të TAI-it, Temel Kotil, bëhet e ditur se pas avionit HURKUS-A, që është projektuar për fushën civile, u rinovuan veçoritë dhe dinamikat e avionit HURKUS-B.

“HURKUS-B është 100 kilogram më i lehtë se HURKUS-A, është një avion i shpejtë, modern dhe i fuqishëm. Ky variant është projektuar më stabil dhe më gjithëpërfshirës” tha Drejtori i TAI-it, Temel Kotil.



Lajme të ngjashme