Operacioni “Dega e Ullirit” – Merret edhe 1 fshat tjetër në perëndim të Afrinit

Forcat e Armatosura Turke (TSK) njoftuan marrjen edhe të një fshati tjetër në perëndim të Afrinit në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” që zhvillohet në veri të Sirisë.

Operacioni “Dega e Ullirit” – Merret edhe 1 fshat tjetër në perëndim të Afrinit

Pas fshatrave Suleyman Halil dhe Sati Shagi, të cilat u morën si rezultat i suksesit në përleshjet me terroristët, është pastruar nga organizata separatiste terroriste PYD/PKK edhe fshati Alkana, thuhet në njoftimin e TSK-së.

 

Ndikimi i organizatës terroristi në qytezën Raxhu është thyer pas marrjes së fshatrave dhe kodrave strategjike përreth saj, vijon komunikata.  

Në ditën e 11-të të operacionit në 5 qyteza të Afrinit janë çliruar gjithsej 24 pika, nga të cilat 18 janë fshatra, 1 vendbanim më i vogël se fshati dhe 5 kodra strategjike.



Lajme të ngjashme