FAT neutralizojnë 649 terroristë në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit"

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, të cilin Forcat e Armatosura të Turqisë po e zhvillojnë në zonën Afrin të Sirisë, janë neutralizuar 649 terroristë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.

FAT neutralizojnë 649 terroristë në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit"
FAT neutralizojnë 649 terroristë të PKK/PYD-së
FAT neutralizojnë 649 terroristë të PKK/PYD-së

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, të cilin Forcat e Armatosura të Turqisë po e zhvillojnë në zonën Afrin të Sirisë, janë neutralizuar 649 terroristë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, të cilin Forcat e Armatosura të Turqisë po e zhvillojnë në zonën Afrin të Sirisë, janë neutralizuar 649 terroristë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.

Në komunikatën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë thuhet se “Në operacionet ajrore të ndërmarra nga ana e Forcave Ajrore të Turqisë janë shkatërruar 3 objektiva terroriste të përdorura si strehimore, vendstrehime, depo e municioneve dhe pozicionet e armëve të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH. Avionët që morën pjesë në këtë operacion u kthyen të sigurt në bazë”.

“Gjatë planifikimit dhe kryerjes së operacionit në objektiv merren vetëm terroristët dhe strehimoret, vendstrehimet, armët, makinat dhe pajisjet tjera, ndërsa tregohet kujdes dhe ndjeshmëri e veçantë që të mos dëmtohen civilët/të pafajshmit dhe ambienti”, u tha në komunikatë.

 

Në komunikatën e lëshuar nga Shtatmadhoria turke në mes tjerash bëhet e ditur se operacioni “Dega e Ullirit” është duke u zhvilluar siç është planifikuar.

Në mes tjerash u tha se sipas informatave të marra nga zona në kuadër të operacioneve “Dega e Ullirit” gjatë ditës së sotme janë neutralizuar 33 terroristë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.

“Operacioni “Dega e Ullirit”, që Forcat e Armatosura të Turqisë filluan më 20 janar në Afrin të Sirisë për të neutralizuar terroristët anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të asaj zone nga represioni dhe persekutimi, po vazhdon me sukses. Operacioni është duke u zhvilluar në bazë të të drejtave të vendit tonë që burojnë nga e drejta ndërkombëtare, në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB për luftën kundër terrorit numër 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014) dhe në kuadër të drejtës për vetëmbrojtje legjitime sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së”, thuhet në komunikatë.



Lajme të ngjashme