Ankaraja zyrtare reagoi ashpër ndaj deklaratave të raportueses për Turqinë, Kati Piri
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Turqinë, Kati Piri kishte thënë në raportin e saj se “PKK-ja nuk paraqet kërcënim për Evropën”.

Ankaraja zyrtare reagoi ndaj deklaratave të Kati Piri, raportueses së Parlamentit Evropian për Turqinë, ku ajo në raportin e saj thotë se “PKK-ja nuk paraqet kërcënim për Evropën”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy në reagimin e tij të bërë ka thënë se “Deklarata e raportueses së Parlamentit Evropian për Turqinë, Kati Piri, se ‘PKK nuk paraqet kërcënim për Evropën’ është në fakt rrëfimi i standardeve të dyfishta dhe hipokrizia që ne kemi provuar për të vënë në dukje. Një deklaratë e tillë gjithashtu nënvlerëson respektin e Parlamentit Evropian. Është për të ardhur keq që një person, i cili nuk ka qenë në gjendje të kuptojë natyrën e pandashme të sigurisë evropiane dhe rëndësinë e bashkëpunimit të padiskutueshëm kundër organizatave terroriste, është duke shërbyer si raportues në Parlamentin Evropian. Është e papranueshme që një person, i cili nuk e konsideron si kërcënim një nga organizatat terroriste që paraqet kërcënimin më të madh për Turqinë, të jetë raportues për vendin tonë”.
Zëdhënësi Aksoy gjithashtu u përgjigj me shkrim ndaj deklaratës së Pirit se komentet e saj ishin të shtrembëruara.
Aksoy në përgjigjen e tij shkruan se deklarata e raportueses Piri se “PKK-ja nuk paraqet kërcënim për Evropën” është një rrëfim i standardeve të dyfishta dhe të hipokrizisë, për deklarimin e të cilave bëhen përpjekje për një kohë të gjatë.
“Reagimi i raportueses Piri se deklaratat e saj janë shtrembëruara është i pamjaftueshëm dhe një përpjekje e vonuar e bërë pas reagimit tonë”, vijon në reagimin e tij zëdhënësi i MPJ, Hami Aksoy.