Vazhdojnë sulmet e përkrahësve të PKK/PYD ndaj turqve në Evropë

Vazhdojnë sulmet e përkrahësve të organizatës terroriste PKK/PYD ndaj pronave të turqve dhe xhamive në shumë vende të Evropës.

Vazhdojnë sulmet e përkrahësve të PKK/PYD ndaj turqve në Evropë

Vazhdojnë sulmet e përkrahësve të organizatës terroriste PKK/PYD ndaj pronave të turqve dhe xhamive në shumë vende të Evropës.

Shembulli i fundit i sulmeve, që policia e Evropës hesht, ndodhi në Suedi.

Simpatizantët e PKK/PYD-së sulmuan ndërtesën e Unionit Demokratik Turk të Evropës, Dega e Suedisë (BiUETD), që gjendet në Stokholm.

Sulmi ndodhi përpara fillimit të programit “Lutje për Fitore”, që do të zhvillohet për ushtarët pjesëmarrës në operacionin “Dega e Ullirit”.

Në muret e ndërtesës u shkruan slogane për organizatën terroriste.

Kryetari i BiUETD, Dega e Stokholmit, Serhat Firat Baran tha se qëllimi i sulmeve është përpjekja e përkrahësve të PKK-së për të penguar programin në fjalë.



Lajme të ngjashme