Ministria e Brendshme - Në operacionet antiterror të javës së fundit janë neutralizuar 28 terroristë

Në komunikatën me shkrim të bërë nga Ministria e Brendshme shkruhet se në operacionet e ndërmarra në kuadër të luftës kundër organizatave separatiste terroriste gjatë javës së fundit, forcat e sigurisë kanë kryer 819 operacione.

Ministria e Brendshme - Në operacionet antiterror të javës së fundit janë neutralizuar 28 terroristë

Në operacionet antiterror të ndërmarra në mbarë vendin mes datave 22-29 janar janë neutralizuar 28 terroristë.

Në komunikatën me shkrim të bërë nga Ministria e Brendshme shkruhet se në operacionet e ndërmarra në kuadër të luftës kundër organizatave separatiste terroriste gjatë javës së fundit, forcat e sigurisë kanë kryer 819 operacione.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë ndaluar 450 persona për lidhje me organizatën separatiste terroriste PKK, 623 persona për lidhje me organizatën terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY), ndërkaq për lidhje me organizatën terroriste DAESH janë ndaluar 59 dhe 34 persona të tjerë janë ndaluar për lidhjet e tyre me organizatat e ekstremit të majtë.

Gjatë këtyre operacioneve janë shkatërruar edhe 14 strehimore, vendstrehime dhe shpella të përdorura nga organizata terroriste ndërsa janë konfiskuar edhe një sasi e konsiderueshme e municionit dhe armëve.



Lajme të ngjashme