"Dega e Ullirit" - Numri i terroristëve të neutralizuar gjatë operacionit doli në 616

Shtatmadhoria e Përgjithshme e Ushtrisë Turke publikoi një komunikatë me shkrim në lidhje me operacionin që po zhvillohet në zonën Afrin të Sirisë.

"Dega e Ullirit" - Numri i terroristëve të neutralizuar gjatë operacionit doli në 616

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, të cilin Forcat e Armatosura të Turqisë po e zhvillojnë në zonën Afrin të Sirisë, janë neutralizuar 616 terroristë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.

Në komunikatën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë thuhet se “Në operacionet ajrore të ndërmarra nga ana e Forcave Ajrore të Turqisë janë shkatërruar 9 objektiva terroriste të përdorura si strehimore, vendstrehime, depo e municioneve dhe pozicionet e armëve të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH. Avionët që morën pjesë në këtë operacion u kthyen të sigurt në bazë”.

“Gjatë planifikimit dhe kryerjes së operacionit në objektiv merren vetëm terroristët dhe strehimoret, vendstrehimet, armët, makinat dhe pajisjet tjera, ndërsa tregohet kujdes dhe ndjeshmëri e veçantë që të mos dëmtohen civilët/të pafajshmit dhe ambienti”, u tha në komunikatë.

Në komunikatën e lëshuar nga Shtatmadhoria turke në mes tjerash bëhet e ditur se operacioni “Dega e Ullirit” është duke u zhvilluar siç është planifikuar.  



Lajme të ngjashme