Canikli: Municioni i përdorur gjatë operacionit "Dega e Ullirit" është prodhim vendor

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli theksoi se municioni që përdoret shpesh nga obusët të tipit “Stuhia” gjatë operacionit janë prodhuar nga Instituti i Makinerisë dhe Industrisë Kimike (MKE).

Canikli: Municioni i përdorur gjatë operacionit "Dega e Ullirit" është prodhim vendor

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli deklaroi se i tërë municioni i përdorur gjatë operacionit “Dega e Ullirit” mund të prodhohet me mundësi vendore.

Në një postim të bërë në mediat sociale, ministri Canikli theksoi se municioni që përdoret shpesh nga obusët të tipit “Stuhia” gjatë operacionit janë prodhuar nga Instituti i Makinerisë dhe Industrisë Kimike (MKE).

Në mesin e shembujve të cituar nga ministri Canikli ndodhet edhe municioni për raketahedhësit shumëgrykësh të tipit “T-122”.

“Stoqet tona janë të mjaftueshme jo vetëm për të shkatërruar terrorin në Afrin, por edhe në tërë rajonin”, shkroi ministri Canikli në postimin e tij.

Ai gjithashtu shtoi se edhe raketat e hedhura nga avionët luftarak të tipit “F-16” me pajisje të municionit të saktësisë së lartë janë prodhim vendor.



Lajme të ngjashme