Bozdag: Operacioni i Afrinit nuk është një zgjidhje, por domosdoshmëri

"Nuk mund të pritet që Turqia ti mbyllë sytë ndaj formimit të një shteti terroristë në kufijtë e saj", deklaroi Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag.

Bozdag: Operacioni i Afrinit nuk është një zgjidhje, por domosdoshmëri

Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag tha në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, i filluar për spastrimin e zonës Afrin nga elementet terroriste, se për Turqinë nuk është një zgjedhje, por domosdoshmëri.

Në fjalën e tij të mbajtur në hapjen e mbledhjes me temë “Jerusalemi, qyteti i shenjtëruar me shpallje” që organizohet në Stamboll, deklaroi se nuk mund të pritet që Turqia ti mbyllë sytë ndaj formimit të një shteti terroristë në kufijtë e saj.

Duke vënë në dukje se në mediat botërore është duke u zhvilluar një fushatë për ti hedhur hije operacionit në Afrin, Bozdag tha se “Turqia nuk nguron nga kritikat e shoqërisë ndërkombëtare, por për shkak të besimit, moralit, traditës së ushtrisë, e cila është urdhëruar për ti mbrojtur civilët, tregon kujdes dhe ndjeshmëri të lartë që ata të mos dëmtohen”.

Zëvendëskryeministri Bozdag nënvizoi se pas përfundimit me sukses të operacionit, Turqia do të largohet nga kjo zonë, ndërsa shtoi se ajo nuk do të qëndrojë përherë në këtë rajon.

 

Ai shtoi se operacioni do të vazhdojë deri sa të asgjësohet edhe terroristi i fundit dhe të vendoset paqja, qetësia dhe stabiliteti në rajon.

Bozdag kritikoi edhe ShBA-të për shkak të armatimit të terroristëve me fjalët: “Në qoftë se dëshironi që operacioni të zgjas shkurt, atëherë mblidhni menjëherë armët me të cilat i keni armatosur terroristët”.



Lajme të ngjashme