Ushtria turke merr kontrollin e kodrës strategjike Burseya

Në kuadër të operacionit Dega e Ullirit në Afrin të Sirisë është marrë nga organizata terroriste PKK/PYD kontrolli i Kodrës Burseya.

Ushtria turke merr kontrollin e kodrës strategjike Burseya
Operacioni “Dega e Ullirit” – Ushtria turke merr kontrollin e malit strategjik Burseya
Operacioni “Dega e Ullirit” – Ushtria turke merr kontrollin e malit strategjik Burseya

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane i eliminuan brenda pak ditëve përgatitjet disamujore të terroristëve. Në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit",ushtria turke morri nën kontroll pa vështirësi malin strategjik Burseya, me lartësi 848 metra.

Në kuadër të operacionit Dega e Ullirit në Afrin të Sirisë është marrë nga organizata terroriste PKK/PYD kontrolli i Kodrës Burseya.

Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane kanë çliruar nga terroristët e PYD/PKK-së kodrën strategjike Burseya, në verilindje të Afrinit në Siri.

Ushtritë në fjalë në orët e mëngjesit nga Azez, në lindje të Afrinit, kishin nisur operacionin për çlirimin e kodrës Burseya, e cila ishte nën pushtimin e organizatës terroriste PYD/PKK.

Sipas informimit të gazetarëve të AA-së në terren, kodra Burseya e cila ka rëndësi strategjike është çliruar.

Organizata terroriste nëpërmjet pozicionit në kodrën Barseya, nga e cila shihet qendra e qytetit Kilis në Turqi si dhe qyteti Azez në Siri, i merrte në objektiv civilët në këto rajone me sulme me raketë, mortajë dhe artileri.

Së bashku me kodrën Burseya, e cila u godit me sulme ajrore dhe gjuajtje artilerie, në ditën e 9-të të operacionit, janë çliruar gjithsej 18 pika,  prej tyre 13 fshatra të 5 qytezave në Afrin, 6 vendbanime njëri prej tyre fshat si dhe 4 kodra strategjike.

Në ditët e mëparshme të operacionit ishin çliruar fshatrat Shengal, Zehran, Bali, Kurni, Hay Oglu, Heftar, Ursea dhe vendbanimin Kurdo të qytezës Bulbul, pastaj fshatrat Edamanli, Ali Bekki, Bilal Koy, Omer Ushagi, Mamel Ushagi, Kodra e 740-të e qytezës Raxhu, kodrën Shejh Hadid dhe Mitlaku i Zi i qytezës Shejh Hadid dhe fshatin Hammam dhe kodrën Mersides të qytezës Xhinderes. (AA)



Lajme të ngjashme