Fillojnë përleshje të fuqishme në Malin Burseya, pengohet infiltrimi i terroristëve në Halep

Përleshje të fuqishme kanë filluar në Malin Burseya, një pikë strategjike në rajonin verilindor të Afrinit në Siri, ku Forcat e Armatosura Turke zhvillojnë Operacionin ‘Dega e Ullirit’.

Fillojnë përleshje të fuqishme në Malin Burseya, pengohet infiltrimi i terroristëve në Halep

Përleshje të fuqishme kanë filluar në Malin Burseya, një pikë strategjike në rajonin verilindor të Afrinit në Siri, ku Forcat e Armatosura Turke zhvillojnë Operacionin ‘Dega e Ullirit’.

Një konfrontim i intensifikuar po zhvillohet ndërmjet Forcave të Armatosura Turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane kundër terroristëve të PYD/PKK-së.

Organizata terroriste, falë pozicionit në Malin Burseya që sheh edhe qendrën e Kilisit (në Turqi) edhe Azezin (në Siri), që mbahet nën kontroll nga opozitarët, marrin në objektivë me mortajë civilët e rajonit si dhe bëjnë sulme me artileri dhe raketa.

Ndërkaq infiltrimi i terroristëve të PYD/PKK-së në nënprefekturën Mare në veri të rrethit Halep të Sirisë u pengua nga ana e Ushtrisë së Lirë Siriane.

Një nga komandantët ushtarakë të Ushtrisë së Lirë Siriane, Ebu Sitayf Minnag, bëri të ditur se terroristët e PYD/PKK-së përpiqeshin të hynin në rajonin Tuveys në jug të nënprefekturës Mare, që fitoi lirinë me operacionin “Mburoja e Eufratit”.  

 

Ai tha se kjo tentativë u zmbraps nga ana e Ushtrisë së Lirë Siriane, që gjendet në rajon.

Minnag bëri të ditur se kjo ishte një tentativë për t’iu kundërpërgjigjur operacionit ‘Dega e Ullirit’ të Forcave të Armatosura Turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane në rajonin Afrin.  

Terroristët e PYD/PKK-së, nga pika të ndryshme të rajonit Afrin, ku kanë krijuar strofkat e tyre, herë pas here përpiqen të infiltrohen në Azez dhe Mare, që gjenden nën kontrollin e opozitarëve.  

Organizata terroriste gjithashtu gjuan me mortajë vendbanimet e civilëve në rajonin e Mburojës së Eufratit.



Lajme të ngjashme