Yildirim: Turqia në Afrin nuk lufton vetëm PKK-në por edhe DAESH-in

I ftuar në programin “Bisedat e Bejollusë” (Beyoğlu Sohbetleri) Jëlldërëm tha se në Hatay, Kilis vazhdojnë të bien raketa, bomba dhe vazhdojnë të bëhen provokime të vazhdueshme.

898118
Yildirim: Turqia në Afrin nuk lufton vetëm PKK-në por edhe DAESH-in

Ai tha se Turqia në Afrin nuk është duke luftuar vetëm me PKK-në por në të njëjtën kohë lufton edhe me DAESH-in.

“Qëllimi ynë në Afrin është të shpëtojmë njerëzit e pafajshëm që gjenden atje nën shtypje, zgjedhë dhe mizori. Kjo është e para. Arsyeja e dytë është që të ndalojmë provokimet, kërcënimet dhe sulmet që bëhen ndaj vendit tonë. Pasi ti sigurojmë këto, atëherë të gjithë do të vazhdojnë rrugën e vet” tha Kryeministri Jëlldërëm.

 

Duke u shprehur se Turqia nuk është armike e askujt (asnjë vendi) ai theksoi se Turqia nuk ka sulmuar askënd në rajon dhe përpiqet të eliminojnë sulmet që i drejtohen asaj.

“Sikur të mos ishin këto dhe ne të mos ndërmerrnim një gjë të tillë. Të mos ishim të detyruar të shkonim” tha Kryeministri Binali Jëlldërëm.



Lajme të ngjashme