Operacioni ‘Dega e Ullirit’-Merret kontrolli i Ali Bekki
Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane, në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’, morën kontrollin e fshatit Ali Bekki të qytezës Raco në veriperëndim të nënprefekturës Afrin, që gjendet nën pushtimin e PYD/PKK-së.

Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane, në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’, morën kontrollin e fshatit Ali Bekki të qytezës Raco në veriperëndim të nënprefekturës Afrin, që gjendet nën pushtimin e PYD/PKK-së.
Njësitë e Forcave të Armatosura Turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane, në ditën e 8-të të operacionit, morën kontrollin e rajonit, që njihet si pika e 740-të në qytezën Raco dhe një kamp trajnimi të organizatës terroriste.
Në operacion u neutralizuan mbi 10 terroristë.
Njësitë në fjalë, në kuadër të operacionit tokësor të operacionit ‘Dega e Ullirit”, që filloi në 20 janar, kishin marrë nga terroristët kontrollin e fshatrave Adamanli, Haftar, Hay Oglu, Omer Usagı, Marso, Seyh Abid, Karmanlı, Bali Koy, Kurni dhe Mahmud Ubasi si dhe kodrën Syria Tel.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, në deklaratat e bëra në ditën e parë të operacionit në fjalë, kishte bërë të ditur se operacioni zbatohet në kuadër të të drejtave ligjore që burojnë nga vendimet e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për luftën kundër terrorit dhe të drejtën për vetëmbrojtje që buron nga marrëveshja e OKB-së në përputhje me respektin ndaj tërësisë territoriale të Sirisë.
Në deklarata është theksuar se në objektivë merren vetëm terroristët dhe tregohet një ndjeshmëri e çdo lloji në mënyrë që civilët të mos dëmtohen.