Kalin bisedon me McMaster për operacionin ‘Dega e Ullirit’ dhe zhvillimet në Siri

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) zhvilloi dje një bisedë telefonike me Këshilltarin për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Herbert Raymon McMaster.

Në bisedë u shqyrtuan Operacioni ‘Dega e Ullirit”, që Turqia ka filluar në kuadër të drejtësisë ndërkombëtare për të mbrojtur kufijtë e saj dhe ndihmuar popullin e Afrinit, lufta kundër organizatave terroriste PYD/YPG, PKK, DAESH dhe tranzicioni politik në Siri.

Në bisedë u konfirmua se PYD/YPG-së nuk do ti jepen armë dhe domosdoshmëria për të marrë në konsideratë shqetësimet legjitime të Turqisë për Sigurinë.

Gjatë bisedës Kallën-McMaster u ra dakord për koordinim të ngushtë me qëllim parandalimin e keqkuptimeve, si dhe u tërhoq vëmendja në rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve duke pasur si bazë interesin dhe respektin e ndërsjellë mes dy aleatëve të NATO-s, Turqisë dhe Amerikës në çdo nivel.

Lajme të ngjashme