Erdoan: Të gjithë e kuptuan se kush e komandon YPG-në përveç njërit prej aleatëve tanë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se e gjithë bota e ka kuptuar se Kandili është padroni i organizatës terroriste (YPG) në Siri, duke shtuar se "vetëm një aleat i ynë nuk e pranon këtë".

Erdoan: Të gjithë e kuptuan se kush e komandon YPG-në përveç njërit prej aleatëve tanë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se e gjithë bota e ka kuptuar se Kandili është padroni i organizatës terroriste (YPG) në Siri, duke shtuar se "vetëm një aleat i ynë nuk e pranon këtë".

"Ashtu sikurse nuk mbulohet dielli me shoshë, edhe këto të vërteta nuk mund të eliminohen me mohim” theksoi presidenti Erdogan, gjatë një fjalimi në ceremoninë e hapjes së tunelit Kasımpasa-Haskoy në Stamboll.

Ne dhe miqtë tanë jemi të lumtur nga përparimet që ka arritur vendi ynë, tha Erdogan, duke shtuar se "me sa duket disa të tjerë shqetësohen. Për këtë arsye, po nxjerrin pengesa që nuk përputhen me të gjitha vlerat e ndërgjegjes, diturisë dhe mençurisë që ata i sugjerojnë botës."

Në fjalën e tij, Erdogan, ka theksuar më tej: "Nga rajonet përtej kufijve ndaj territoreve tona po kryhen qindra, mijëra sulme provokuese me armë e raketa, ku si pasojë qytetarët tanë kanë humbur jetën dhe janë plagosur në shtëpitë e tyre, në xhami, në biznese dhe nëpër rrugë. Teksa ndodhin të gjitha këto çfarë presin që ne të bëjmë? Këto PYD, YPG, DEASH janë organizata terroriste pa fe, pa libër, pa Allah. Si do ta shpjegojnë sulmin e ndërmarrë ndaj xhamisë duke martirizuar vëllezërit tanë gjatë kohës që po kryenin faljen e namazit?".

Presidenti Erdoan tha se ushtria turke dhe Ushtria e Lirë Siriane ka 16 humbje.

Kushdo që na zgjat dorën e miqësisë ne i hapim krahët, kushdo që nga ne kërkon ndihmë, ne e ndajmë bukën dhe ia japim, por nuk ngurrojmë kurrë ti përgjigjemi atyre që kanë qëllim pavarësinë dhe të ardhmen tonë. Pavarësisht emrave që ato kanë, FETO, DAESH, PKK, PYD, YPG apo emra të tjerë të ndryshëm, për ne nuk ka asnjë dallim dhe me lejen e Allahut do t'i shtypim të gjithë ata" tha kreu i shtetit turk.  

Edhe Kryeministri Binali Yildirim, në fjalimin e mbajtur në ceremoni tha se këto kohë Turqia përballet me provokime dhe sulme në kufijtë lindorë, për këtë arsye Forcat e Armatosura Turke janë në rajonin e Afrinit në Siri për ti dhënë mësimin e merituar ndaj banditëve që janë një problem për popullin dhe që sulmojnë jetën dhe pronat e tyre.

Ai theksoi se këto aktivitete do të vazhdojnë deri sa të shtypet koka e terrorit.

“Cilido të thotë çfarë të dojë. Operacioni do të vazhdojë deri sa të arrihet siguria e kufijve tanë dhe të sigurohet plotësisht jeta dhe prona e popullit tonë. Kurrën e kurrës nuk do të lejojmë krijimin e brezit të terrorit në kufijtë tonë jugor” tha Kryeministri Binali Yildirim.  



Lajme të ngjashme