Turqia ka burime alternative për modernizimin e armatimit të saj

Nënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes, Prof. Dr. Ismail Demir, deklaroi se Turqia nuk ka shqetësime për kufizime të ndonjë produkti.

Turqia ka burime alternative për modernizimin e armatimit të saj

Turqia ka burime alternative për modernizimin e tankeve të tipit “Leopard”.

Nënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes, Prof. Dr. Ismail Demir, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së projekteve të kërkim-zhvillimit që u organizua në ambientet e Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes.

Ismail Demir vuri në dukje rëndësinë e veçantë që ka prodhimi i produkteve me vlerë të lartë të shtuar që do të kontribuojë në zhvillimin e vendit dhe të ekonomisë.

 

“Prodhimi i produkteve me vlerë të lartë të shtuar është garancë për lirinë dhe të ardhmen dhe çelësi i lëvizjes në drejtim të pavarësisë dhe të interesave të vendit”, bëri të ditur Demir.

Ai theksoi se në media po qarkullojnë lajmet në lidhje me modernizimin jashtë vendit të tankeve “Leopard”, ndërsa shtoi se “Aktualisht ne nuk kemi shqetësime për kufizime të ndonjë produkti”.

Duke vënë theksin edhe në burimet alternative krahas atyre vendore të produkteve të teknologjisë së lartë, Demir tha se Turqia, me qëllim të marrjes më lehtë të vendimeve dhe për tu mos u përulur ndaj kërcënimeve për embargo, duhet të ulë vartësinë e saj në produktet e teknologjisë së lartë dhe posaçërisht të bëhet kompetente në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Demir shtoi se çelësi i zhvillimit të produkteve të teknologjisë së lartë është bërja e punimeve të kërkim-zhvillimit.



Lajme të ngjashme