“Përpjekjen më të ashpër me DAESH-in e ka bërë Turqia”

Kryeministri Binali Jëlldërm (Bİnali Yıldırım) tha se luftën më të ashpër me DAESH-in e ka bërë Turqia në një sipërfaqe 2 mijë kilometra katrorë në Operacionin Mburoja e Eufratit.

“Përpjekjen më të ashpër me DAESH-in e ka bërë Turqia”

I ftuar në programin “Bisedat e Bejollusë” (Beyoğlu Sohbetleri) Jëlldërëm tha se në Hatay, Kilis vazhdojnë të bien raketa, bomba, të ketë provokacione të vazhdueshme.  

"Çfarë të bëjmë tani ne, të bëjmë sikur nuk i shikojmë, të tolerojmë ndaj këtyre? Natyrisht që nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë”,- u shpreh ai. 

 

"Një vend i madh si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me një ushtri kaq të madhe, të ketë nevojë për 3,5 kriminelë, për një organizatë të poshtër terroriste?”,- shtroi pyetjen Kryeministri Jëlldërëm. 

Duke iu referuar deklaratës së mëparshme të ShBA-së ‘po krijojmë një ushtri me 30 mijë vetë në kufijtë jugor të Turqisë’, Jëlldërëm tha: “Çfarë do të thoni me këtë? Kufijtë jugorë të Turqisë janë kufij të NATO-s njëkohësisht. Nuk arrij ta kuptoj arsyen e kësaj, që një vend i NATO-s ti shikojë si kërcënim kufijtë e NATO-s dhe të krijojë një ushtri për këtë. Kjo është hapur një armiqësi. Cilido që të ndodhet prapa kësaj, sado i fuqishëm qoftë, pavarësisht nga emri që ka, Turqia nuk do ta lejojë këtë paturpësi, këtë pakujdesi. Turqia nuk e lejon një gjë të tillë”,- nënvizoi Kryeministri Jëlldërëm.

 


Lajme të ngjashme