Bilanci i operacionit "Dega e Ullirit", mbi 340 terroristë të neutralizuar

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke njofton se të paktën 343 terroristë anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DAESH-it janë neutralizuar deri më tani në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" që vazhdon në zonën Afrin të Sirisë.

TSK.jpg
zeytin dalı mehmetçik.jpg
zeytin dali harekati.jpg
zeytin dalı harekatı.jpg
zeytin dalı harekatı.jpg

Të paktën 343 terroristë, anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DAESH-it janë neutralizuar deri më tani në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", që Forcat e Armatosura Turke (TSK) klanë filluar në zonën Afrin të Sirisë për të eliminuar terroristët pjesëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DAESH dhe për të shpëtuar popullin mik dhe vëlla të rajonit nga shtypja dhe tirania.

 

Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, theksohet se vazhdon me sukses sipas planit operacioni "Dega e Ullirit", i cili është nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) më 20 janar 2018 për të neutralizuar terroristët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it në rajonin Afrin, në pjesën veriperëndimore të Sirisë, si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin mik dhe vëlla të rajonit me qëllim garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në kufi dhe në rajon.

Sipas komunikatës së Shtabit të Përgjithshëm, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtave që gëzon Turqia bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për antiterrorizmin, të drejtën e vetëmbrojtjes sipas pikës 51 të Kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

 

Në deklaratë theksohet gjithashtu se gjatë fazës së planifikimit dhe ekzekutimit të operacionit merren në shënjestër vetëm terroristët si dhe vendstrehimet, fortifikimet, pozicionet, armët, automjetet dhe pajisjet e terroristëve duke treguar kujdesin dhe ndjeshmërinë maksimale në mënyrë që të mos dëmtohen civilët dhe njerëzit e pafajshëm.

"Gjithsej 23 objektiva, si: vendstrehime, fortifikime, depo municioni dhe pozicione zjarri, që u përkisnin organizatave terroriste PKK/ KCK/ PYD-YPG dhe DAESH, janë asgjësuar me operacionet ajrore që janë kryer gjatë natës nga Forcat Ajrore të Turqisë. Të 13 avionët që morën pjesë në operacion janë kthyer në mënyrë të sigurt në bazat e tyre”, vijon komunikata e Shtabit të Përgjithshëm.



Lajme të ngjashme