Turqia përgënjeshtron deklaratat e ShBA-së

Bëhet e ditur se deklarata e publikuar nga ana e ShBA-së pas bisedës telefonike të Presidentit Donald Trump të zhvilluar me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, nuk e pasqyron plotësisht përmbajtjen e bisedës.

Mësohet se Presidenti Trump gjatë bisedës në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” nuk shprehu “shqetësimet nga përshkallëzimi i dhunës”, por shkëmbeu mendimet në lidhje me operacionin.

Gjatë bisedës, ku Presidenti Erdogan tërhoqi vëmendjen në nevojën e ndërprerjes të mbështetjes së organizatës terroriste PYD/YPG me armë, Presidenti Trump ka thënë se nuk po japin dhe nuk do të japin më armë.

Në mes tjerash thuhet se gjatë bisedës në asnjë mënyrë nuk është biseduar në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi dhe se Trump nuk përdori shprehjen “Retorikat e gabuara dhe destruktive të bëra nga Turqia”.

Lajme të ngjashme