Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Takimi Yildirim-Rafini: “Dega e Ullirit” vazhdon deri në pastrimin e plotë të terroristëve

Kryeministri turk priti kryeministrin e Nigerit, Brigi Rafini, në pallatin Çankaya, ndërsa pas takimit doli para gazetarëve duke folur për operacionin aktual ushtarak “Dega e Ullirit” në Afrin.

“Në vazhdim është pastrimi i terrenit. Operacioni do të vazhdojë deri sa ky rajon kufitar të pastrohet tërësisht nga elementet terroriste të PYD/PKK-së dhe DAESH-it”, tha Yıldırım. 

Kryeministri i Nigerit, Rafini, tha se edhe Nigeri përballet me kërcënime terroriste dhe e kupton mirë Turqinë në këtë aspekt. “Kur vihet në pyetje siguria, Turqia për Nigerin gjithmonë ka qenë shembull i vendosmërisë, rezistencës, forcës dhe qëndrueshmërisë. Nuk dëshiroj as të paramendoj sesi do të ishte situata në rajon nëse nuk do të ishin operacionet e tilla të cilat Turqia tashmë e një kohë i zbaton”, tha Rafini. (AA) 

Lajme të ngjashme