FAT asgjësojnë 303 terroristë gjatë operacionit "Dega e Ullirit"

Njësitë e Forcave të Armatosura të Turqisë të dislokuara në linjën kufitare në Hatay kanë goditur me bateri artilerie dhe obusë të tipit “Stuhia” me intervale të ndryshme pozicionet e organizatës terroriste.

FAT asgjësojnë 303 terroristë gjatë operacionit "Dega e Ullirit"

Gjatë operacionit “Dega e Ullirit”, të cilin Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmarrin në zonën Afrin të Sirisë kundër organizatave terroriste, janë asgjësuar 303 terroristë.

Në deklaratën e bërë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në ditën e 6-të të operacionit janë shkatërruar 6 objektiva terroriste.

Njësitë e Forcave të Armatosura të Turqisë të dislokuara në linjën kufitare në Hatay kanë goditur me bateri artilerie dhe obusë të tipit “Stuhia” me intervale të ndryshme pozicionet e organizatës terroriste.

 

Në kuadër të operacionit trupat turke dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane kanë kapur 7 terroristë në zonën rurale të Afrinit.

3 prej 7 terroristëve të kapur u sollën në Reyhanli dhe Hassa të cilët më pas u ndaluan nga gjykata, ndërsa bëhet e ditur se punimet për terroristët e tjerë vazhdojnë ende.

Në deklaratë mes tjerash u vë theksi se operacioni zhvillohet në kuadër të respektit të tërësisë territoriale të Sirisë.



Lajme të ngjashme