Çavusoglu prononcohet për "France 24" në lidhje me operacionin "Dega e Ullirit"

Çavusoglu bëri të ditur se Turqia nuk do të lejojë formimin e strukturimeve terroriste që do të kërcënojnë kufijtë e saj.

Çavusoglu prononcohet për "France 24" në lidhje me operacionin "Dega e Ullirit"

 

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu i bëri një vlerësim operacionit “Dega e Ullirit”, për kanalin televiziv francez, “France 24”.

Çavusoglu bëri të ditur se Turqia nuk do të lejojë formimin e strukturimeve terroriste që do të kërcënojnë kufijtë e saj.

Duke vënë në dukje se banorët vendorë janë të kënaqur nga operacioni, ministri Çavusoglu tha se “Ne në këtë rajon nuk i marrim në objektiv kurdët edhe ne kemi qytetarë tanë kurdë. Banorët kurdë, arap dhe turkmen të Afrinit janë të kënaqur nga ky operacion”.

 

Ministri Çavusoglu gjithashtu preku edhe në mundësinë për të ndërmarrë operacion edhe ndaj Menbixhit pas atij ndaj Afrinit, ndërsa shtoi se “Ne do të ndërmarrim operacione aty prej nga vjen kërcënimi”.

“Turqia është e detyruar për ti parandaluar kërcënimet, pa marrë parasysh se prej nga vijnë ato. Nuk na intereson se cila fuqi ndodhet prapa kërcënimeve”, deklaroi Çavusoglu.

Duke reaguar ndaj vendeve, të cilat përkrahin organizatën terroriste PKK/PYD-YPG, shefi i diplomacisë turke tha se “Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Franca premtuan se PKK/PYD-YPG do të tërhiqet pas operacioneve ndaj Menbixhit dhe Rakkas. Por, shohim se YPG-ja ende ndodhet në rajon edhe pse DAESH-i është larguar”.

Çavusoglu gjatë prononcimit të tij gjithashtu rikujtoi se Turqia i del për zot miliona refugjatëve.



Lajme të ngjashme